Aktualitet

Tiranë/ Efektivi i FNSH qëllon me plumb në kokë kushëririn e parë, plagoset rëndë 50-vjeçari (EMRAT)

Një konflikt verbal mes dy kushërinjve të parë në fshatin Dorëz në Tiranë ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Flamur Karaj dhe Enver Karaj janë grindur në mesditë, dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës. Flamur Karaj, efektiv i FNSH e qëlloi me plumb në kokë 50-vjeçarin.
Featured image of article: Tiranë/ Efektivi i FNSH qëllon me plumb në kokë kushëririn e parë, plagoset rëndë 50-vjeçari (EMRAT)

TIRANE- Një konflikt mes dy kushërinjve të parë ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, në zonën e Pezës në fshatin e quajtur Dorëz, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëlluar me plumb në kokë, kushëririn e tij të parë, Enver Karaj.

I plagosuri është Enver Karaj dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi plumbi që ka marrë i rrezikon jetën. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ende s’ka të dhëna për gjendjen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autori i plagosjes Flamur Karaj, shërben prej disa vitesh në repartin FNSH, ndërkohë që pas plagosjes ai ka shkuar në polici, ku edhe është vetëdorëzuar.

Ende nuk ka të dhëna pse degradoi në përdorimin e armës konflikti mes dy kushërinjve, ndërsa policia në njoftimin zyrtar thotë se ka qenë një konflikt momental.

(F.g/dosja.al)

  • 20:34

    U vetëdorëzua në komisariat pas plagosjes së kushëririt, Policia arreston efektivin e FNSH

    Policia e Tiranës ka arrestuar sot punonjësin e FNSH, i cili plagosi me armë zjarri mesditën e sotme kushëririn e tij. Në një reagim për mediat, policia bën me dije se efektivi F. K., 58 vjeç, është vetëdorëzuar në komisariatin ku punonte, dhe aty është bërë arrestimi i tij.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë”, shkruan më tej Policia.

    NJOFTIMI I PLOTË

    Specialistët e Sektorit të Krimeve Ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr 6 dhe me Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SH.Ç.B.A Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

    F. K., 58 vjeç, lindur në fshatin Dorëz, njësia administrative Pezë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Tiranë  

    Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi F.K, duke punuar në banesën e tij të vjetër, në fshatin Dorëz dhe pas një konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E. K., me armën e shërbimit ka qëlluar në kokë shtetasin E. K., i cili është dërguar me urgjencë në SUT –Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi i policisë F. K. është vetë dorëzuar pranë repartit të FNSH Tiranë, ku edhe shërbente.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë.

    Materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, do ti kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të më tejshme në ngarkim të shtetasit F. K., për veprën penale, “Vrasja me dashje”, e ngelur në tentativë.

  • 14:55

    Policia nxjerr detaje: Dy kushërinjtë u zunë, plagosja pas një konflikti çasti

    Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar për plagosjen me armë zjarri në Pezë.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë

    Informacion paraprak

    Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore.

    Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • 14:47

    Qëlloi kushëririn e parë me plumb në kokë, zbulohet kush është efektivi i FNSH që bëri plagosjen në Tiranë

    Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Dorëz në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori ishin kushërinj të parë.

    Flamur Karaj, autori i plagosjes është efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pas një konflikt verbal me kushëririn e parë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi të.

    Pasi e ka lenë të plagosur në vend, ai është larguar dhe pak minuta më vonë është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë që Enver Karaja, i plagosuri është në sallën e operacionit ku po operohet pasi ka marrë një plumb në kokë.

Shto Koment