Aktualitet

Infektohet me COVID-19 një mjek tek Urgjenca e Traumës, i gjithë stafi kërkon bërjen e testit

Sipas informacioneve një mjek që punon tek Spitali i Traumës është infektuar me koronavirus.
Featured image of article: Infektohet me COVID-19 një mjek tek Urgjenca e Traumës, i gjithë stafi kërkon bërjen e testit Testi i COVID-19

TIRANË- COVID-19 vijon përhapjen me shpejtësi. Dosja.al mëson se sot është konfirmuar një rast i ri brenda spitaleve.

Sipas informacioneve një mjek që punon tek Spitali i Traumës është infektuar me koronavirus. Mjekut të urgjencës i është marrë tamponi dhe ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv këtij rasti, i gjithë stafi mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve, pasi edhe më herët pozitive me COVID-19 ka rezultuar një infermiere. Pas këkresës së mjekëve dhe infermierëve epidemiologët kanë bërë tamponin tek i gjithë stafi që ka pasur kontakt me mjekun e infektuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ditën e sotme është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave. Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment