Politike

Akuzat e Bashës për inceneratorët, Rama: Shqiptarët s’janë budallenj, iu thua që mafia pastron Shqipërinë? Kështu do bëhesh KM ti o mik, me plehrat në gojë…

Rama i kujton rivalit politik se shqiptarët nuk janë budallenj, dhe se nuk kanë për t’u kthyer më tek “plehrat”.
Featured image of article: Akuzat e Bashës për inceneratorët, Rama: Shqiptarët s’janë budallenj, iu thua që mafia pastron Shqipërinë? Kështu do bëhesh KM ti o mik, me plehrat në gojë… Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve. Teksa e nis me tallje për vendin ku kryedemokrati zhvillon konferencat në PD, që Rama e quan “sallë dasmash”, kryeministri thotë se deklaratat e Bashës se mafia po pastron Shqipërinë, nuk lidhen me realitetin. Rama i kujton rivalit politik se shqiptarët nuk janë budallenj, dhe se nuk kanë për t’u kthyer më tek “plehrat”.

REAGIMI I RAMËS: 

Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

Debati për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(F.g./dosja.al)

Një Koment në “Akuzat e Bashës për inceneratorët, Rama: Shqiptarët s’janë budallenj, iu thua që mafia pastron Shqipërinë? Kështu do bëhesh KM ti o mik, me plehrat në gojë…

  1. Po si nuk doli një burrë të të qinte motrën në pidh o pederast muti se na vjen për të vjell kur del akoma në televizione…

Shto Koment