Aktualitet

Komiteti Teknik: Mbeten në fuqi të njëjtat masa edhe për dy javë të tjera

VIDEO
E pranishme në mbledhjen e sotme, Rakacolli tha se do të mbeten aktive të njëjtat masa kufizuese në vend edhe për dy javë të tjera.
Featured image of article: Komiteti Teknik: Mbeten në fuqi të njëjtat masa edhe për dy javë të tjera Mira Rakacolli

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka lajmëruar se Shqipëria do të vijojë të mbetet e mbyllur edhe për dy javë të tjera gjatë fashës orare 20:00-06:00.

E pranishme në mbledhjen e sotme, Rakacolli tha se do të mbeten aktive të njëjtat masa kufizuese në vend edhe për dy javë të tjera.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Situata vazhdon të jetë delikate jo në fazën që duhet të jemi të kënaqur. Komiteti ka vendosur që masat që kanë qenë aktive deri më tani, do të jenë edhe për dy javë të tjera. Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare. Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme. Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery. Shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online, në zonat e riskut të lartë. Universitetet do të vijojnë me mësimin online, ndërsa fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara,”- tha Rakacolli ndër të tjera.


LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Shto Koment