Aktualitet

Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale! Ndalohet lëvizja pas orës 20:00, universitetet vijojnë mësimin online

VIDEO
Rakacolli bëri të ditur se në fuqi do të mbetet ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Ajo u shpreh se situata në vend nga infektimet ka qënë e qëndrueshme e se ka pasur një tendencë ulje në javën që u la pas. 
Featured image of article: Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale! Ndalohet lëvizja pas orës 20:00, universitetet vijojnë mësimin online

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekopertëve ka vendosur që të lërë në fuqi masat aktuale kundër përhapjes së Covid. Kjo u tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së mbajtur nga mjekët e njohur. Ishte kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli ajo e cila bëri të ditur se në fuqi do të mbetet ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Ajo u shpreh se situata në vend nga infektimet ka qënë e qëndrueshme e se ka pasur një tendencë ulje në javën që u la pas.

‘Situata në vend vijon që të jetë delikate, që do të monitorohet me vëmendje, dhe tregon se ka qenë e qëndrueshme, me një tendencë ulje në javën që lamë pas. Mendojmë që do të mbetemi në të njëjta masa, që kanë qenë në fuqi deri më sot.- u shpreh ajo.

Në fuqi mbeten masat:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë; aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-6:00; kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz; zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale! Ndalohet lëvizja pas orës 20:00, universitetet vijojnë mësimin online

  1. haha keta jane te lezetshem.. asnje mase nuk zbatohet.. keta tallen

Shto Koment