TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar sot se në Shqipëri do të vijojnë të jenë funksionale kufizimet e marra deri më sot. Në një deklaratë zyrtare përpara mediave, Eugena Tomini, pjesë e Komitetit Teknik i Ekspertëve lajmëroi se sërish, siç ka funskionuar deri më sot, nga ora 22:00 e deri në orën 06:00 nuk do të lëvizë askush pa leje të posaçme.
Gjithashtu ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ceremonitë festive, mbledhjet e partive politike, ceremonitë mortore dhe konferencat. Tomini shtoi më tej se java e fundit, si pasojë e masave të marra ka treguar dhe uljen e numrit të të infektuarve.
“Përshëndetje të gjithëve, vendi po përballet me një valë të lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të ratseve pozitive përsa u përket infektimeve me Covidp19. Qarku që mban peshën më të madhe është Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm se java e fundit ka treguar një ndikim tek ulja e shifrave. Kemi marrë vendimin të vijojnë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive, mbledhjeve të partive. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00,”- tha Tomini ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)