Politike

Mes debatesh Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave 

Rrëzohet dekreti i Metës për Akademinë e Shkencave. Debate në Komision mes Vasil Toles dhe Fatjona Dhimitrit.
Featured image of article: Mes debatesh Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave 
Përditësuar:

Tiranë- Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Ilir Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave. Pro dekretit të Presidentit ishte vetëm kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri ndërsa të tjetër kanë votuar kundër.

Në seancën e sotme nuk munguan edhe debatet mes nën- kryetarit të Akademisë së Shkencave, Vasil Toles dhe kryetares Fatjona Dhimitrit për përzgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të kësaj akademie. Tole ka deklaruar se Gjinushi është sipas ligjit në detyrë dhe se aty është zgjedhur nga talenti.

Në dekret kreu i shtetit arguentoi se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Më datë 12 korrik, presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Vetë Gjinushi u shpreh se nëse nuk e dekreton presidenti aktual Ilir Meta, këtë do e bëjë Presidenti i ardhshëm.

J.V/Dosja.al

  • 13:15

    "Je qesharak", s'përmbahet deputeti i PS-së te "Media", përqesh kryetaren: Hahaha....

    Debate pati sot në Komisionin e Medias mes  deputetit të PS-së Bujar Çelës dhe kryetares Fatjona Dhimitrit për përzgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të kësaj akademie.  Tole në një momenti acarohet dhe përqesh kryetaren e Komisionit.

    Debati:

    Fatjona Dhimitri: Prapë politika do të udhëheqë shkencën.

    Bujar Çela: Hahahaha

    Fatjona Dhimitri:  Shumë qesharak qenke, e riktheve komisionin në qesharak.

    Video marrë nga Ora News 

  • 12:45

    Debate te “Media”/ Tole”: Mos na kërcënoni, Gjinushi është zgjedhur nga talenti. Dhimitri: Jeni jashtë ligjit

    Ditën e sotme ka pasur debate në Komisionin e Medias pasi është diskutuar dekreti i Presidentit mbi rishikimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.

    Debate ka pasur mes nën kryetarit të akademisë së shkencave Vasil Toles dhe kryetares Fatjona Dhimitrit për përzgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të kësaj akademie.  Tole ka deklaruar se Gjinushi është sipas ligjit në detyrë dhe në detyrë është zgjedhur nga talenti.

    Debatet:

    Fatjona Dhimitri: Keni nevojë për Komision Hetimor zoti Tole. Nuk duhet të ishit fare këtu.
    Vasil Tole: Nëse presidenti nuk ka arsye, ligji thotë se kthehet aty ku u zgjodh.
    Fatjona Dhimitri: Kryetar i zgjedhur prej jush dhe kryetar partie.
    Vasil Tole: Për akademikët dhe ASH flisni me respekt! Moderoni gjuhën kur flisni për ne. Këtë do ta quaja si kërcënim këtë lloj të folure.

    Vasil Dhimitri: Zoti Tole…

    Vasil Tole: Meqë më pyete për akademikun Gjinushi. Ata janë 3 nga akademikët e vjetër këtu. Gjinushi është futur nga talenti këtu.

    Fatjona Dhimitri: Të gjitha këto janë jashtë ligjit, çfarë po thua.

Shto Koment