Aktualitet

KLGJ përjashton nga gara për Gjykatën e Lartë ish-prokurorin Theodhori Sollakun (VENDIMI)

KLGJ përjashton nga gara për në Gjykatën e Lartë Theodhori Sollakun. Ky i fundit ka të drejtën e anikimimit brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit.
Featured image of article: KLGJ përjashton nga gara për Gjykatën e Lartë ish-prokurorin Theodhori Sollakun (VENDIMI) KLGJ, Theodhori Sollaku dhe Gjykata e Lartë

Tiranë- Theodhori Sollaku nuk do të vazhdojë garën për në Gjykatën e Lartë. Ky vendim u mor dje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku theksohet se ish-prokurori i Përgjithshëm  ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit.

Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më  parë. Aktualisht në garë për KLGJ-në janë Jetmira Rragami,  Ervin Pupe, Rezarta Melo, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ardita Alsula.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot më datë 22.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, Këshilli pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni për Vlerësimin e Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miratoi statusin individual për 7 nga 9 inspektor të ish-KLD-së. Dy prej tyre do të trajtohen në mbledhjen pasardhëse.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli vendosi komandimin e znj. Tereza Lani (Merkaj) si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës.

Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares Eneida Civici, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit, si dhe konfirmoi si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit Florjan Kalaja dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit. 

Theodhori Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm. Ndërsa për këtë garë nga gjithsej 22 kandidatë, KLGJ kualifikoi vetëm 8, por me largimin e Sollakut ngelin 7. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e juristëve të spikatur. Për funksionimin e kësaj gjykate,  Naureda Llagami, kryetare e KLGJ deklaroi pak javë më parë se  Gjykata Lartë vendimet e para do t’i japë shumë shpejt.

J.V/Dosja.al

Shto Koment