Aktualitet

“Njëri u hodh në liqen”, Policia arreston 3 persona në Pogradec, mes tyre një 23-vjeçare: Po transportonin drogë me makinë (EMRAT)

VIDEO
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se 3 të arrestuarit  po transportonin drogë me një makinë dhe një prej tyre për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.
Featured image of article: “Njëri u hodh në liqen”, Policia arreston 3 persona në Pogradec, mes tyre një 23-vjeçare: Po transportonin drogë me makinë (EMRAT) Momentet e arrestimit

POGREDEC- Policia e Pogradecit ka finalizuar sot një operacion të koduar “Lini” dhe në përfundim të tij janë vënë në pranga tre persona. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se 3 të arrestuarit  po transportonin drogë me një makinë dhe një prej tyre për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.

Në pranga kanë rënë: Angjel Prifti, 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), Erando Çota, 22 vjeç, banues në Librazhd dhe Esmeralda Hidri, 23 vjeçe, banuese në Durrës. Në fund të operacioni është sekuestruar  14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lini”. Operacioni nga Strukturat e Hetimit të Krimit, Policia Kufitare, Komisariati Pogradec, Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve. Transportonin drogë me mjet, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen. Sekuestrohet 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar “Lini”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).  E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd dhe E. H., 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip “Ford”, ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.

Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment