Aktualitet

Goditi me ‘Audi’ të blinduar mjetin e zv/drejtorit, gjenden DVD-të e përplasjes së policisë në Elbasan

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda.
Featured image of article: Goditi me ‘Audi’ të blinduar mjetin e zv/drejtorit, gjenden DVD-të e përplasjes së policisë në Elbasan Pamje nga sulmi

ELBASAN– Gjendjet DVD-të e humbura nga ngjarja e 18 shtatorit në Elbasan ku u përplas automjeti i nëndrejtorit të policisë Gjergji Oshafit dhe një oficeri tjetër.

Lëvizjet e dosjes nga Elbasani tek Krimet e Rënda në Tiranë bënë që të humbasin pamjet e ngjarjes ndaj tre të pandehurve Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. 

Për 4 seanca rrjesht Gjykata për Krime të Rënda kërkoi materialet filmike, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit.

Vetëm në këtë seancë, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk, të cilat nuk ishin në dosje por ishin arritur që të rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore. Edhe pse eksperti që ka kryer akt-ekspertimin nuk kishte bërë kopje, sërish pamjet ishin rikuperuar. 

Prokurori i çëshjes, Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë por ishte justifikuar me faktin se dosja ka levizur tre herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Tanimë pritet që gjyqi të vijojë normalisht për të pandehurit nën akuzën e “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, kryer në bashkepunim, mbetur në tentative, “Prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake”. 

Si ndodhi ngjarja 

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara. Efektivët ndaluan një mjet luksoz me vlerë rreth 100 000 euro, dhe pikërisht në atë moment një “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.

Më pas, mjeti i blinduar që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Pas këtij incidenti ka nisur dhe operacion me praninë e FNSH dhe RENEA, ku shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment