Politike

KËRKESA! Lediana Fratari kërkon rinumërimin e votave të KZAZ-ve në Tiranë: Ka mospërputhje

  • Përfundon AFATI! Ankimimet post-zgjedhjeve, KAS përcakton relatorët, cilët do shqyrtojnë kërkesat e subjekteve politike, asnjë konstestim nga PS
  • Në kërkesën e depozituar në KQZ, Fratari shkruan se ka vënë remospërputhje pas vëzhgimit të pamjeve filmike.
    Featured image of article: KËRKESA! Lediana Fratari kërkon rinumërimin e votave të KZAZ-ve në Tiranë: Ka mospërputhje Lediana Fratari

    TIRANË– Lediana Fratari, kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, e cila ishte në vendin e 34, ka kërkuar rinumërim të votave të kandidatëve.

    Në kërkesën e depozituar në KQZ, Fratari shkruan se ka vënë remospërputhje pas vëzhgimit të pamjeve filmike.

    Partia Demokratike me vendimin nr 107, datë 02.03.2021, te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, është regjistruar si subjekt zgjedho për zgjedhjet për Kuvendin, e datës 25.04.2021. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave KZAZ-të përkatëse plotësuan dhe miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhjore dhe për kandidatët për deputetetë të zonave përkatëse. Në bazë të rezultateve përmbledhëse të zonave, rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë të çdo subjekti zgjedhor janë hartuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për Zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Duke marrë shkas nga të dhënat e komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve, unë Lediana Fratari kërkova nga KQZ-ja të paraqitesha me pamjet filmike të numërimit. Siç shihet qartë nga tabel në përshkrimin e ankesës, kemi të bëjmë me mospërputhje të numerimit të votave,”- shkruhet në këkresën e depozituar nga Fratari.

    (f.m/Dosja.al)

    Shto Koment