Aktualitet

“Më morën peng vëllanë”/ Arrestohet 30-vjeçari në Gramsh pas sherrit në lokal, një tjetër shpallet në kërkim, policia: Askush s’është rrëmbyer

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh.
Featured image of article: “Më morën peng vëllanë”/ Arrestohet 30-vjeçari në Gramsh pas sherrit në lokal, një tjetër shpallet në kërkim, policia: Askush s’është rrëmbyer Foto ilustruese

GRAMSH– Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike, pas sherrit të ndodhur në Grmash, gjqë që u raportua mëngjesin e sotëm. 

Ndërkohë që katër persona të tjerë, gjithashtu të përfshirë në sherr, janë proceduar penalisht për të njëjtën arsye.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Gramshit, mësohet se personat me inicialet A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D. Pasi e kanë tepruar me alkoolin, persona në fjalë, janë konfliktuar fizikisht në lokalin e personit me iniciale O. D., duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.

Pas këtij sherri, vëllai i të riut me inicialet F.B., kishte bërë një denoncim se dy oersona ja kishin marrë me forcë të vëllanë, por kjo gjë nuk ka rezultuar e vërtetë, pasi policia e ka gjetur në banesë personin që ishte pretenduar se ishte marrë peng. Kështu, efektivët kanë hedhur poshtë pretnedimin e personit në fjalë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh. Për prishje të qetësisë publike u proceduan penalisht personat: A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç, ndërsa ky i fundit që ishte edhe pronari i lokalit do të ndëshkohet për moszbatimin e protokolleve të sigurisë, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Gramsh

Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, vihet në pranga 30-vjeçari, shpallet në kërkim një 31-vjeçar, si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Ndëshkohet me masë administrative për shkelje të protokollit të sigurisë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti. Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D. Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike. 33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç. Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Mëngjesin e sotëm u raportua se një person pretendonte se i kanë marrë peng të vëllanë. Por pas hetimeve kjo gjë ka rezultuar e pavërtetë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment