Aktualitet

Kërcënoi gruan se do e vriste, arrestohet 46-vjeçari, në banesë i gjendet një kallashnikov

Arrestohet A.Sh në Mirditë pasi kërcënoi me jetë gruan e tij. Sipas policisë ai dhunonte sistematikisht gruan në prani të fëmijëve. Në banes¡ iu sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.
Featured image of article: Kërcënoi gruan se do e vriste, arrestohet 46-vjeçari, në banesë i gjendet një kallashnikov Foto ilustruese
Përditësuar:

Mirditë- Në prangat e policisë në Mirditë ka rënë një 46-vjeçar pasi dhunon sistematikisht gruan e tij, madje e kishte kërcënuar edhe me jetë. Në prangat e policisë ka rënë  A. Sh., banues në Mirditë, dhe në banesën e tij policia i ka gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak

Njoftimi i Policisë:

Mirditë

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjie ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Sh.,46 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment