Politike

Pas mbledhjes me socialistët, Rama mbyllet në zyrë më Tom Doshin

Në takimin që zhvilloi në Shkodër, Rama tha se Doshi ishte një aleat strategjik i PS, duke konfirmuar marrëdhëniet e ngushta mes tij dhe deputetit historik të PS në Shkodër.
Featured image of article: Pas mbledhjes me socialistët, Rama mbyllet në zyrë më Tom Doshin Tom Doshi dhe Edi Rama

TIRANE- Pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.

Në takimin që zhvilloi në Shkodër, Rama tha se Doshi ishte një aleat strategjik i PS, duke konfirmuar marrëdhëniet e ngushta mes tij dhe deputetit historik të PS në Shkodër.

“E kemi aleat strategjik Tom Doshin”,-tha Rama në Shkodër.

Burime i thanë Dosja.al se në zyrën e Ramës paralelisht me Doshin kanë qenë edhe Valdrin Pjetri, kandidat i PS në Shkodër dhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka dhënë porositë e fundit 6 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen me socialistët Rama ka theksuar se në këto zgjedhje duhet të respektohet Kodi Zgjedhor. Sipas tij kush prek votën dhe e manipulon atë do të përballet me ligjin. Ai ka njoftuar se mitingu përmbyllës i fushatës së PS-së do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment