Politike

Kaosi në kufi, Meta: Qeveria të marrë masa, tu bëhen tamponë falas aty ky janë. Të vijojnë kontaktet me Greqinë

Meta shkruan se kërkon nga qeveria që të merren masa menjëherë dhe tu bëhet tamponi të gjithë qytetarëve aty ku janë dhe për këtë shërbim të mos paguajnë. 
Featured image of article: Kaosi në kufi, Meta: Qeveria të marrë masa, tu bëhen tamponë falas aty ky janë. Të vijojnë kontaktet me Greqinë Radhët në kufi dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar që po vijon të jetë në kufi me Greqinë. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se kërkon nga qeveria që të merren masa menjëherë dhe tu bëhet tamponi të gjithë qytetarëve aty ku janë dhe për këtë shërbim të mos paguajnë. 

Më tej ai shton se kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet. Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme! I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet. ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET! 🇦🇱”, shkruan Meta. 

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në Kakavijë dhe Kapshticë vijojnë të qëndrojnë mijëra qytetarë në radhë. Në këto dy pika vijon kaosi edhe pse ka rinisur kalimi i qytetarëve. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment