Politike

Kandidati i Lezhës Eduart Ndocaj bën kallëzim penal: Më kanë kërcënuar që të lë garën!

Eduart Ndocaj garon për të marrë drejtimin  e bashkisë Lezhë përballë ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu.
Featured image of article: Kandidati i Lezhës Eduart Ndocaj bën kallëzim penal: Më kanë kërcënuar që të lë garën! Eduart Ndocaj, kandidat i pavarur per Lezhen

TIRANE- Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj ka njoftuar sot se ka bërë një kallëzim penal në prokurori për një kërcënim në adresë të tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kërcënimi ndaj Ndocajt është bërë disa ditë më parë dhe bazuar në atë që ai ka thënë në prokurori përmbajtja e kërcënimit ka qenë një mesazh ku shkruhet: Tërhiqu nga gara, ose do e shohësh çfarë do të ndodhë!

Eduart Ndocaj garon për të marrë drejtimin  e bashkisë Lezhë përballë ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu. Ndocaj, ish-deputet i grupit të PS, tashmë në opozitë me Ramën kërkon të marrë drejtimin  e kësaj bashkie që siç thotë ai, rrezikohet nga duart e krimit dhe drogës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment