Politike

Kancelarja Angela Merkel në konferencë me Ramën: Do punojmë që të hapen negociatat për Shqipërinë! (VD)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se Gjermania, do të bëjë çmos që ky vit të jetë viti i dritës jeshile që KE-ja do t'i japë Shqipërisë. 
Featured image of article: Kancelarja Angela Merkel në konferencë me Ramën: Do punojmë që të hapen negociatat për Shqipërinë! (VD) Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përsëritur mbështetjen që Gjermania i jep Shqipërisë për hapjen e negociatave. Në një konferencë të shkurtër për shtyp, pas takimit “kokë më kokë” që pati me kryeministrin Edi Rama,

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se Gjermania, do të bëjë çmos që ky vit të jetë viti i dritës jeshile që KE-ja do t’i japë Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjermania do të marr pjesë në këtë konferencë. Bashkpënumi ishte mbreslënës. Do të flasim për marrëdhëniet ekonomike. Dua të them se në lidhje me Reformën në Drejtësi janë arritur shumë gjëra dhe duhet të vazhdojë që të përmbyllet. Ka një rëndësi thelbësore, ne i përmbahemi prespektivës së Shqipërisë dhe Ballkanin Perëndimor në BE. Duam që këto shtet te përafrohen me BE. Duam që në mars të kemi një dakordësi për hapjen e negociatave. Të dyja vendet kanë suksese dhe do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. E ardhmja e këtyre dy vendeve është në BE”, tha Merkel.

Deklarata u bë sot, pas një takimi që Rama e Merkel zhvilluan në Berlin, ku shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, për të bërë thirrje për ndihmë nga Gjermania për Konferencën e Donatorëve, që do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment