Aktualitet

U konfirmuan në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për një prokuror dhe një gjyqtar

IKP në njoftim shkruan se ankimi ësthë bërë sipas ligjit në fuqi dhe brenda afatit ligjor që i jep të drejtën këtij institucioni të dërgoj për rishqyrtim në KPA të prokurovë dhe gjyqtarëve.
Featured image of article: U konfirmuan në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për një prokuror dhe një gjyqtar Komisoni i Pavarur i Kualifikimit

TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një prokuror dhe një gjyqtar. Sipas njoftimeve për mediat të bërë publik nga Komisioneri bëhet me dije se ankimimi është bërë për Petrit Çano, me detyrë prokuror/Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë dhe për Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër.

Si prokurori dhe gjytari janë konfirmuar në detyrë nga KPK, pasi gjatë hetimit të tyre nuk ishin gjetur shkelje. 

IKP në njoftim shkruan se ankimi ësthë bërë sipas ligjit në fuqi dhe brenda afatit ligjor që i jep të drejtën këtij institucioni të dërgoj për rishqyrtim në KPA të prokurovë dhe gjyqtarëve.

NJOFTIMI I PLOTË 1

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 183, datë 19.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Petrit Çano, me detyrë prokuror/Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë. Komisioneri Publik mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 183, datë 19.7.2019, dhe provave të administruara nga Komisioni, vlerëson se ato janë të pamjaftueshme për të vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Nëpërmjet ankimit, Komisioneri Publik kërkon kryerjen e një hetimi të mëtejshëm për të tria kriteret e rivlerësimit, duke ia paraqitur për shqyrtim shkaqet e këtij ankimi, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Bazuar në kërkesat e nenit Ç, D, Dh, E dhe F të aneksit të Kushtetetutës dhe ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, pasi të ketë hetuar dhe të ketë marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të vendosë në mënyrë alternative:  Ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr.183, datë 19.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË 2

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër. Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, dhe i akteve në dosje të Komisionit, referuar dhe përmbajtjes së një materiali informues/denoncues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në lidhje me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, material i depozituar pranë Komisionerit Publik pas marrjes së vendimit nga ana e Komisionit, vlerëson se provat e administruara nuk janë të mjaftueshme për vlerësimin tërësor të procedurave për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala.

Në të tilla rrethana, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit, në tërësinë e tij, ka shkaqe të mjaftueshme ligjore për një hetim të mëtejshëm nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkon që, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë: Ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “U konfirmuan në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për një prokuror dhe një gjyqtar

  1. Shume ngjarje paskan ndodh ne kete sezon vere. Shume habi qenka ngjarja se Ard Veliu paska dale kunder nje gjyqtari qe shumicen e vendimeve e ka dhene ne favor te qeverise e administrates Ed Rames sa kohe qe ai drejton i vetem gjykaten administrative te gjirokastres. Edhe pse mua personalisht ne gjyq me ka pranu se jam demokrat dhe fanatik i bujar nishanit, por nuk mundem me i dal kundra Qeverise sepse kam frike dhe jam mesu me i ndejt besnik cdo lloj qeverie si eshte ne pushtet. Nje gjyqtar si ky nuk e meriton me qene ne karrige te dhenies drejtesise, sepse me paaftesine e tij dhe me "sumën" sa nje tavoline 12-she dasmash, nuk jep asnjehere drejtesi per njerezit e ndershem e hallexhinj. Dihet qe punonjesit qe kerkojne te drejten e tyre per tu demshperbly ndaj drejtoreve qe i heqin nga puna kur tu teket e si tu tekwt, nuk kane aq leke sa ta paguajne kete gjyqtar medioker qe jep vendime kunder punetoreve vetem pse skane ata dyqind mije leke tja japin atij qe te perballoje naften e makines vet. Drejtori policise qe paska anku vendimin e KPk per kete monster te gjykatave, per here te pare paska bo nje gje me mend. Ishalla lexohet ankimi i drejtorit e rregullohet gabimi i kpk qe e paska vleresu gjyqtarin e paafte e te korruptuar te Gjirokastres administrative

Shto Koment