Aktualitet

Izet Haxhia kërkon të mos gjykohet nga kolegët e Fatmira Hajdarit

Izet Haxhia kërkon ndryshim të trupit gjykues. Ai kërkon përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi.
Featured image of article: Izet Haxhia kërkon të mos gjykohet nga kolegët e Fatmira Hajdarit Izet Haxhia

Tiranë-Ditën e sotme po zhvillohet gjyqi për Izet Haxhinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Izet Haxhia ka kërkuar që të mos gjykohet nga kolegët e gjyqtares Fatmira Hajdari, gruaja e të ndjerit Azem Hajdari. Ai kërkon përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi pasi sipas tij është miku i zonjës Hajdari.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

J.V/Dosja.al

Shto Koment