Aktualitet

‘Transferta’/ 38 mijë euro mashtrim nga Facebook-u, arrestohet 29-vjeçari, shkon në 10 numri i të prangosurve, skema zgjati 1 vit (EMRI+DETAJE)

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.
Featured image of article: ‘Transferta’/ 38 mijë euro mashtrim nga Facebook-u, arrestohet 29-vjeçari, shkon në 10 numri i të prangosurve, skema zgjati 1 vit (EMRI+DETAJE) Foto ilustruese

TIRANË– Arrestohet Shkëlzen Bytyçi, 29-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë “Operacionit Transferta”, ku një grup me disa persona, përmes mashtrimit në Facebook,  iu morën miqve dhe të afërmve të llogarive që kishin hakuar, (vjedhur), një sasi prej 38 mijë euro. Policia e Shtetit, njofton se në total janë 10 persona të arrestuar, ndërsa mashtrimi ka zgjatur përreth 1 vit. Më 8 korrik 2020, Policia e Shtetit arrestoi një prej 9 personash pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit në rrjetin social Facebook, një shumë prej 38 mijë euro. Mes të arrestuarve janë edhe disa gra, ndërkohë që në kërkim u shpall Shkëlzen Bytyçi, i cili akuzohet se  ka bashkëpunuar me grupin.

NJOFTIMI I PLOTË:  

Tiranë Vijon operacioni “Transferta”. Shkon në 10 numri i të arrestuarve. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, finalizuar një muaj më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 9 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi Sh. B., pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja e shtetasit Sh. B. dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, për shtetasin e shpallur në kërkim Sh. B., 29 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro. Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment