SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANE-Policia e Shtetit njofton se ka goditur një rast korrupsioni në kryeqytet, kur është provuar se 5 efektivë të Policisë Rrugore, shpërdoronin detyrën dhe merrnin para në këmbim të mos kryerjes konform ligjit të detyrës.
Dosja.al ka mësuar se efektivët e ndaluar dhe të pezulluar nga detyra, merrnin para në mënyrë që të mos iu hiqnin patentën shoferëve.
Mësohet se punonjësi i policisë, Fiqiri Xhani, është në masën arrest me burg. Dy efektivë të tjerë, Anisa Metani dhe Bujar Allko janë lenë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra, Emiljano Kaçeli dhe Florjan Dimraj, ndërsa është caktuar masa “detyrim paraqitjeje” për qytetarin Fatjon Luga.
Njoftimi i plotë:
SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion
Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, në ngarkim të punonjësve të policisë së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit në ngarkim të shtetasve:
“Arrest me burg” për punonjësin e policisë Fiqiri Xhani, 58 vjeç, nga Tirana;
Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë Afinisa Metani, 25 vjeçe, nga Tirana;
“Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana;
“Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç, nga Tirana;
“Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë Florjan Dimraj, 38 vjeç, nga Tirana;
– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Fatjon Luga , 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.
SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Përmbarimi me një vendim ka bërë me dije se ka vendosur sekuestro konservative për aksionet e OSHEE. Në vendim thuhet se kjo Operatori i Shpërndarj...
TIRANË– Një 64-vjeçare është vënë në pranga nga Policia gjatë ditës së sotme pasi akuzohet se mashtronte biznesmenë, duke iu premtuar ndërtime nga k...
Dibër- Në prangat e policisë së Dibrës ka rënë një 32-vjeçar pasi mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Në prangat e policisë ka ...
TIRANË- Dy banorë të Astirit janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin që ka ndodhur ndaj policisë dhe ambulancës dy netë më parë në kë...
Shqipëri- Në këtë sezon vere, një numër i madh qytetarësh nga Kosova janë futur në tokën shqiptare për të kaluar pushimet.Dosja.al ka siguruar pamje nga rrugët ...
TIRANË- Pas largimit të Laura Kondës, një tjetër emër ka dhënë dorëheqjen nga Zëri i Amerikës. Bëhet fjalë për një tjetër figurë të njohur të VOA-s, Astrit...
Gjirokastër- Në Gjirokastër janë arrestuar dy persona pasi akuzohen për mashtrim.Dosja.al mëson se janë arrestuar Aldi Ligata dhe Suela Ligata, banues në Durrë...
Tiranë- Vijon protesta e artistëve pranë Teatrit Kombëtar. Ata kanë kaluar sërish natën pranë kësaj godine pasi janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mësoh...
TIRANË-Një prej ikonave të “Zërit të Amerikës”, gazetarja Laura Konda ka vendosur që të largohet nga kjo media. Lajmin për largimin nga VOA, Konda e tregoi...
Vlorë-Mbrëmjen e djeshme gomonia “STUHIA 1375” ngeli në det të hapur pasi pësoi një defekt në motor, dhe iu shkëput sistemi i drejtimit (timoni).Menjëherë dy pe...