Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për disa vepra penale, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Policia bën të ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për të riun masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Featured image of article: Ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për disa vepra penale, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

KUKËS- Një 36-vjeçar me iniciale D.D. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Policia bën të ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për të riun masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment