Sociale

“Vendosa të bëjë rezistencën time”, Mimoza Hafizi dorëzon kandidaturën për Rektore në UT: Hapja e garës në këtë kohë, akti më i paskrupullt i kësaj qeverie

Në një postim në Facebook, Hafizi ka bërë publik vendimin e saj për të garuar për postin më të lartë në UT dhe shkruan se hapja e fushatës zgjehdore në situatën e emergjëncës shëndetësore që po kalon vendi është një nga aktet e paskrupullta të kësaj qeverie.
Featured image of article: “Vendosa të bëjë rezistencën time”, Mimoza Hafizi dorëzon kandidaturën për Rektore në UT: Hapja e garës në këtë kohë, akti më i paskrupullt i kësaj qeverie Mimoza Hafizi

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, e cila njëherësh është dhe pedagoge e Fakultetit të Shkencave në Natyrës, shkencëtare dhe anëtare e Akademisë së Shkencave, Mimoza Hafizi, ka dorëzuar kandidaturën e saj për tu bërë rektore e Universitetit të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Hafizi ka bërë publik vendimin e saj për të garuar për postin më të lartë në UT dhe shkruan se hapja e fushatës zgjehdore në situatën e emergjëncës shëndetësore që po kalon vendi është një nga aktet e paskrupullta të kësaj qeverie. “Zgjedhjet në datën 30 korrik, me studentët larg dhe me pedagogë në periudhë pushimesh, mund të kenë vetëm nje qëllim: shmangien e trupës zgjedhore nga procesi. Zgjedhjet në mungesë të nje fushate normale komunikimesh, diskutimesh e debatesh, do të lenë gjatë shijen e hidhur të një procesi të parregullt”, shton ajo.

Pedagogia shkruan se vendimi i papritur i ministres duket se i shkon përshtat shmangies së kandidaturave konkuruese, përderisa krijon mundësinë që procesi i kandidimit të mbyllet po aq papritur sa dhe vendimi i saj. Më tej ajo pyet: A duhet lenë prapë Universiteti i Tiranës nën influencën e të njëjtit klan, që ‘lidh e zgjidh’ prej njëzet vitesh fatet e tij, sipas interesave abuzive dhe meskine të një grupi njerëzish mediokër? Dhe përgjigjet duke thënë se ka vendosur që të bëjë rezistencën e saj duke kandiduar e shtonë se nëse bëhen të gjithë bashkë e mundin të keqen.

“Pas vendimit të beftë të ministres së arsimit për hapjen e fushatës zgjedhore në universitete, mbrëmë depozitova kandidaturën për Rektore të Universitetit të Tiranës. Hapja e fushatës zgjedhore në situatën e emergjencës shëndetësore që po kalon vendi, e po kështu dhe universitetet, është një nga aktet e paskrupullta të kësaj qeverie. Shumë pedagogë e kanë quajtur ‘thikë pas shpine’ ndaj nesh, botës akademike. Por kjo është vetëm thika e rradhës, që mjedisi ynë pëson nga politika. Zgjedhjet në datën 30 korrik, me studentët larg dhe me pedagogë në periudhë pushimesh, mund të kenë vetëm nje qëllim: shmangien e trupës zgjedhore nga procesi. Zgjedhjet në mungesë të nje fushate normale komunikimesh, diskutimesh e debatesh, do të lenë gjatë shijen e hidhur të një procesi të parregullt. Vendimi i papritur i ministres duket se i shkon përshtat shmangies së kandidaturave konkuruese, përderisa krijon mundësinë që procesi i kandidimit të mbyllet po aq papritur sa dhe vendimi i saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, a duhet ulur koka? A duhet lenë prapë Universiteti i Tiranës nën influencën e të njëjtit klan, që ‘lidh e zgjidh’ prej njëzet vitesh fatet e tij, sipas interesave abuzive dhe meskine të një grupi njerëzish mediokër? Nje klan që ka ‘lidhur nyje’ aspiratën dhe frymëmarrjen e bashkësisë më të madhe intelektuale që ka Shqipëria, në konflike pa sens e pa fund. Një klan që i ka zvjedhur pedagogët me universitetin e tyre. Unë vendosa të bëj rezistencën time. Vendimi im qe i shpejtë, për të shmangur përjashtimin nga gara, por i menduar gjatë dhe i frymëzuar nga shumë kolegë të nderuar, të cilët janë aty, në universitet, por veç e veç ndjehen të pafuqishëm përballë së keqes që po na ve tëposhtë. Bashkë besoj se e mundim këtë të keqe!”

Mimoza Hafizi, pedagoge

Dorëzimi i kandidaturës nga Hafizi, vjen një ditë pasi ministria e Arsimit me anë të një urdhri hapi garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në UT. Zgjedhjet do të mbahen në 30 korrik, pas dy shtyrjeve që janë bërë më herët për shkak të pandemisë. Deri tani në garë për Rektor të UT-së është dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha. Procesi zgjedhor ka sjellë dhe një përplasje mes ministrisë dhe Rektoratit, ku këto institucione kanë hedhur akuza kundër njëri-tjetrit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment