Bota

Infektohet me Covid-19 Emmanuel Macron, presidenca: Ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyra e Presidentit Macron me anë të një njoftimi për mediat.
Featured image of article: Infektohet me Covid-19 Emmanuel Macron, presidenca: Ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia Emannuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e Presidentit Macron me anë të një njoftimi për mediat.Në njoftim thuhet se Presidenti është izoluar dhe se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Testimi i Macron ka ardhur pasi ai ka treguar disa nga shenjat e para të Covid-it.

SkyNews ka bërë të ditur se Presidenti do të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë, ndërkohë që të gjitha aktivitetet e tij do të shtyhen. Infektimi i Macron ka ardhur pas takimit që pati ditën e djeshme me Presidentin e Portugalisë António Costa. Gjithashtu vizita e Presidentit në Liban javën e ardhshme në datë 22 dhe 23 është shtyrë pasi izolimi i tij nuk mbaron para datën 24 dhjetor.

“Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kujdeset për aktivitetet e tij në distancë,” thuhet në njoftimin e presidencës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë janë regjistruar 2,409,062 persona me Covid-19 ndërkohë që 59,361 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment