Aktualitet

Infektohet kryesekretarja  me koronavirus, pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës 

Mësohet se ajo ka pasur po ashtu edhe kontakte me shumë punonjës të insstitucionit. Duke nisur nga situata e krijuar të gjitha senacat do të pezullohetn përjashtuar ato  shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente. 
Featured image of article: Infektohet kryesekretarja  me koronavirus, pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës  Foto nga Gjykata e Lezhës.

LEZHË- Gjykatën e Lezhës ka pezulluar punën për shkak të situatës me koronavirusin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky vendim është marrë pasi kryesekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Mësohet se ajo ka pasur po ashtu edhe kontakte me shumë punonjës të insstitucionit. Duke nisur nga situata e krijuar të gjitha seancat do të pezullohen përjashtuar ato shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Lezhë janë infektuar 734 persona dhe kanë humbur jetën 38 të tjerë. Ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë regjistruar 810 viktima dhe 38, 182 raste me koronavirus.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment