Politike

Ilir Meta: Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje” të kuptojë që pa respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit s’ka çelje negociatash, si e detyrova në 2013-n të votonte 3 ligjet në Kuvend

VIDEO
Ndër të tjera, në status, Meta shkruan se kjo fjalë, që aim ban në videon e publikuar nga vetë Presidenti, është pikërisht arsyeja se përse bëri koalicion me Partinë Socialiste në vitin 2013. Më pas, Meta shton se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe se këtë gjë, duhet ta kuptojë Rama, të cili, ai e quan Kryemashtruesin e sektit “Rilindje”.
Featured image of article: Ilir Meta: Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje” të kuptojë që pa respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit s’ka çelje negociatash, si e detyrova në 2013-n të votonte 3 ligjet në Kuvend Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës tregon se ka qenë ai personi, që në vitin 2013, e ka detyruar kryeministrin eEdi Rama të votonte në Kuvend tre ligjet: Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, në status, Meta shkruan se kjo fjalë, që aim ban në videon e publikuar nga vetë Presidenti, është pikërisht arsyeja se përse bëri koalicion me Partinë Socialiste në vitin 2013. Më pas, Meta shton se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe se këtë gjë, duhet ta kuptojë Rama, të cili, ai e quan Kryemashtruesin e sektit “Rilindje”.

“Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”. Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend: Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro, Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro, Reforma Parlamentare me 108 vota pro. Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash. Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh,”- shkruan Meta krah videos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe mëngjesi i sotëm, ka nisur me replika në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte Meta i pari, ai që postoi një shënim të ish-deputetit Kastriot Islamin, i cili ka shkruar kundër kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se ka rrënuar ekonominë e vendit. Më pas, sërish Meta, pas fjalëve të Ramës, se para tre viteve u detyrua të zgjidhte një ‘President të shkallaur’, tha se kryeministri, bën mirë që të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit, se përndryshe më 25  prill do të ketë 3 milionë shqiptarë “të shkalluar”, të cilët do të shkallmojnë qeverinë. Vetë Rama, i kujtoi Metës firmosjen e ndryshimeve Kushtetuese që kaluan në Kuvend. Kryeministri tha se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, Kuvendi do t’i votojë sërish dhe i bëri thirrje Metës që nëse ka ndërmend t’i kthejë, t’i nisë sa më parë në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment