Aktualitet

I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga pushuesit në Durrës, arrestohen 3 persona (EMRAT)

VIDEO
  • Agresorët i vendosën në kokë pistoletën gruas. Pas kërcënimeve bindën pushuesin që të dilte nga “Audi Q5”
  • Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi shqiptar me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

    DURRËS- Tre persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit “Ndjekja” në qytetin e Durrësit. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi shqiptar me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

    Mësohet se në pranga ka rënë Kastriot Ramazani, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale, Hamid Skuqi, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më herët në Itali dhe Shqipëri, po ashtu në pranga u vu dhe Gazmend Doçi, 42 vjeç, banues në Durrës. 

    NJOFTIMI I PLOTË

    Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndjekja”. I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë. Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës. Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

    K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D. H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

    Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

    Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment