Aktualitet

Ndërron jetë në avion ish-ministri i PD, Bashkim Kopliku! Inxhinieri ishte nisur për në Itali, por gjeti vdekjen nga COVID19 në udhëtim

Kopliku u vu në intubim nga mjekët, ndërsa familja vendosi ta dërgonte për mjekim në Itali.
Featured image of article: Ndërron jetë në avion ish-ministri i PD, Bashkim Kopliku! Inxhinieri ishte nisur për në Itali, por gjeti vdekjen nga COVID19 në udhëtim
Përditësuar:

DURRËS- Ish-zv/ kryeministri dhe ministri i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike, Bashkim Kopliku është ndarë mbrëmjen e sotme nga jeta, për shkak të komplikacioneve nga COVID19.

Kopliku, 77 vjeç me profesion inxhinier elektronik, ka qenë dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa, që prej vitit 1997, ai u largua nga politika, por qëndroi aktiv në media dhe shtypin e shkruar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kopliku ishte shtruar prej ditësh në spitalin e Durrësit, ndërsa gjendja e tij ishte rënduar. Kopliku u vu në intubim nga mjekët, ndërsa familja vendosi ta dërgonte për mjekim në Itali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë rrugës për në Itali, Kopliku ka ndërruar jetë në avion, duke mos mundur të përfundojë udhëtimin ku priste të përmirësohej.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment