Aktualitet

I dënuar në Gjermani, arrestohet në Shkodër 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Mësohet se Beganaj rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Featured image of article: I dënuar në Gjermani, arrestohet në Shkodër 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar Foto ilustruese

TIRANË– Një 42-vjeçar nga Mali i Zi, i identifikuar si Uka Beganaj është vënë në pranga teksa tentonte të futej në Shqipëri, në pikën e kalimit kufitar në Han të Hotit.

Mësohet se Beganaj rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Njoftimi nga Interpol Tirana: Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

(F.m/dosja.al)

Shto Koment