Aktualitet

Hyri me kapele në vrasjen në ish-bllok, kush është ish-polici që u vra sot te ‘Xhamlliku’, mik i Vis Martinajt (FOTO)

Personi që shieht në video hynë dhe del qetësisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. Pavarësisht se nuk është i identifikueshëm, ai është ish-polic, mik i Ervis Martinajt dhe që kërkohej të merret në pyetje për përplasjen me armë në ish-bllok, por tashmë ka mbëtur i vdekur.
Featured image of article: Hyri me kapele në vrasjen në ish-bllok, kush është ish-polici që u vra sot te ‘Xhamlliku’, mik i Vis Martinajt (FOTO) Përplasja në lokalin "Monopol"

TIRANË- Santiago Malko, i riu që mbeti i vrarë pas një atentati sot në Tiranë, është një ish-p[unonjës policie. Ai njihej si një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ishte përfshirë në një sherr për një borxh pak vite më parë.

Po ashtu ai ka qenë dhe një nga personat që kanë qenë ditën kur ndodhir masakra në lokalin “Monopol” në Bllok. Prej asaj ditë Polica ka qenë në kërkim të Malkos, i cili njihej me nofkën“Santiago”.

Personi që shieht në video hynë dhe del qetësisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele. Pavarësisht se nuk është i identifikueshëm, ai është ish-polic, mik i Ervis Martinajt dhe që kërkohej të merret në pyetje për përplasjen me armë në ish-bllok, por tashmë ka mbëtur i vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu edhe kur del, pavarsisht se ka ndodhur një përplasje me armë, ish polici shfaqet i qetë dhe i pashqetësuar.

Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment