Aktualitet

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, vdes 38-vjeçari në Mirditë

Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet Xh.N., 38 vjeç
Featured image of article: Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, vdes 38-vjeçari në Mirditë Foto ilustruese

MIRDITË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në Rubik të Mirditës. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe për pasojë ka humbur jetën një 38-vjeçar. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet Xh.N., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas njoftimit për ngjarje, Policia ka shkuar në vendin e aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment