Aktualitet

Delvinë/ U vu dje në punë, ‘inagurohet’ me tritol ujësjellësi, 10 të shoqëruar

Shpërthim tritoli në depon e ujit në fshatin Kopacezë të Delvinës. Policia shoqëron 10 persona si të dyshuar për ngjarjen. Nga shpërthimi, disa fshatra kanë ngelur pa ujë. Tritoli vjen, një ditë pas inagurimit të ujësjellësit. Dje u vu në punë 16 vite pas ndërtimit.
Featured image of article: Delvinë/ U vu dje në punë, ‘inagurohet’ me tritol ujësjellësi, 10 të shoqëruar Dëmtimi i depos nga shpërthimi
Përditësuar:

SARANDË- Një sulm me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Delvinë, ku i është vendosur një sasi lende eksplozivi depos së ujit në fshatin Kopacezë.

Mësohet se ky ujësjellës është vënë në punë ditën e djeshme, ndërkohë që kishte 16 vite që ishte i ndërtuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu, mësohet se tritoli i është vendosur tubit qendror që furnizon me ujë disa fshatra. 10 persona janë shoqëruar në polici si të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë

Sarandë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 03.04.2019, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Kopaçëz-Delvinë” në depon e ujit të këtij fshati dyshohet se ka ndodhur një dëmtim i vogël me lëndë plasesë.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të saj.

Theksojmë se kjo depo uji nuk është dëmtuar pasi nuk ka qenë funksionale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Disa javë më parë, një sulm i ngjashëm ndodhi në një nga shtyllat e tensionit të lartë në Fushë-Krujë, por fatmirësisht dëmtime.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment