Politike

700 euro në hotelet lusoze, bëhet e ‘gjallë’ Gjonaj, citon Nelson Mandelën

Gjonaj nuk e ka komentuar drejtpërdrejt faturën e bërë publike në medie.
Featured image of article: 700 euro në hotelet lusoze, bëhet e ‘gjallë’ Gjonaj, citon Nelson Mandelën Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

TIRANË- Një ditë pasi ka bërë xhiron e rrjetit për faturat e kripura për t’u akomoduar në hotele luksi në Evropë, një reagim ka ardhur sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se lajmi ishte i gabuar, Gjonaj nuk e ka komentuar drejtpërdrejt faturën e bërë publike në medie. Ajo ka përdorur fjalët e Nelson Mandelës në reagimin e saj, ku ndër të tjera thotë se: “Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Reagimi i plotë i Etilda Gjonajt:

Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”.

 

 

Së fundmi, në “IEVP Lezhë”, është përfunduar faza e parë e rikonstruksionit të godinave 4 dhe 5, të cilat do të përshtaten në mjedise spitalore për këtë kategori të dënuarish në respekt të të gjitha të drejtave legjitime.

Gjithashtu, për herë të parë kemi rakorduar bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila do të na mbështesë me staf mjekësor të kualifikuar për të garantuar një trajtim shëndetësor të fokusuar drejt rehabilitimit e jo izolimit, në zbatim edhe të rekomandimeve të CPT-së.

Së shpejti do të fillojë edhe faza e fundit e investimit mbi mobilimin e ambienteve, për të ofruar kushte më të mira sipas standardeve ndërkombëtare për trajtimin e personave me masë mjekësore.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

(F.g/dosja.al)

3 Komente në “700 euro në hotelet lusoze, bëhet e ‘gjallë’ Gjonaj, citon Nelson Mandelën

  1. Keta lloje e kane harruar popullin e tyre si jeton sepse jane larguar aq shume nga hallet e atyre qe i mbajne ne admiztraten shteterore .Kjo eshte nje papergjegjeshmeri ne detyre me ndjenja te dobeta .KM duhet te merre ne analize ne kabinet se si sillen anetaret e kabinetit me gjene me te ndjeshme ne vende siceshte perdorimi i finacnave qe ngrihet nga djersa dhe mundi taksapagueseve

  2. Ishalla keni me dek neper burgje e lekt qi i keni vjell fmit tuj i hangshin ilaqe per kancer. E mytet ket popull mor ju arrdh zoti hakut. Jeni do kurva e kopila ty qeveris kur ven.

  3. Eshte caktimi i* Allahut* per gjithsa e per gjithcka lum kush u kenaq e u ushqy me hallall.Atij falenderimi El-Hamdulilahi ja Rrabbil-alemin. i udhezuari nuk humbet dhe i humburi nuk udhezohet .Allahut i perket gjithsa ne qiej e toke.ne zemra dhe jasht saj

Shto Koment