Aktualitet

Hapi club-in duke thyer rregullat dhe COVID-19 dhe e mbushi me klientë, Policia procedon dhe gjobit me 1 mln Lekë pronarin

VIDEO
Policia bën me dije se  gjatë kontrolleve të bëra gjatë natës është pikasur lokali i shtetasit A.F. 41 vjeç dhe ai është proceduar, por i është vendosur dhe një gjobë 1 milionë Lekë të reja. 
Përditësuar:

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar sot një pronar lokali, pasi është kapur duke ushtruar aktivitetin tregtar në kundërshtim me rregullat kundër COVID-19. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se  gjatë kontrolleve të bëra gjatë natës është pikasur lokali i shtetasit A.F. 41 vjeç dhe ai është proceduar, por i është vendosur dhe një gjobë 1 milionë Lekë të reja. 

Forcat e rendit bëjnë me dije se 41-vjeçari zotëron një lokal nate të mbyllur dhe e kishte hapur atë për klientët, duke thyer Aktin Normativ të miratuar nga qeveria në 15 mars 2020. 

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç. Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment