Politike

Hakërohet aplikacioni i KQZ-së, Celibashi: Ka një orë, teknikët po punojnë

VIDEO
Në një deklaratë për mediat, kur kanë kaluar më shumë se shtatë orë nga nisja e procesit të votimit, Celibashi tha se ka një orë që aplikacioni nuk funksionon dhe se teknikët po punojnë për ta zgjidhur.
Featured image of article: Hakërohet aplikacioni i KQZ-së, Celibashi: Ka një orë, teknikët po punojnë Ilirjan Celibashi

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hakëruar. Në një deklaratë për mediat, kur kanë kaluar më shumë se shtatë orë nga nisja e procesit të votimit, Celibashi tha se ka një orë që aplikacioni nuk funksionon dhe se teknikët po punojnë për ta zgjidhur.

“Vetëm 144 identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra po e zhvillojnë këtë proces sepse nuk janë paraqitur operatorët. Ka raste sporadike, pezullim të përkohshëm votimi për shkak edhe të problematika të tjera si psh. konflikte. Në pjesën më të madhe kanë qënë të karakterit për administrim e procesit dhe nuk ka pasur nga ato që mund të vendosin në rrezik procesin. Në shkollën “Betim Muço” ka pasur grumbullim edhe brenda gjë që është e palejueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Në radhë duhet të jenë vetëm ata që kanë votuar. Situata është qartësuar. Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes. Dua të sqaroj dy momente. Numri 65 nga QV është numri i qendrave që kanë raportuar në moment dhe jo totali. Ky është sistemi i raportimit. Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e cunguar në bazë të raportimeve nga QV. Aplikacioni është sulmuar pak më parë dhe nuk mund të mos ndodhte dhe kjo. Teknikët po punojnë ta zgjidhin,”– tha Celibashi ndër të tjera. 

(k.m;f.m/dosja.al)

Shto Koment