
TIRANË– Greqia ka ashpërsuar sërish masat. Mësohet se duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpejta (Rapid test) nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.
Greqia ka shtuar se do të ketë dhe masa administrative për personat e prekur me COVID-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht.
Deri më tani, personat që rezultonin pozitiv në kontrollet e palës greke në Kakavijë detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë. Por tashmë rregullat kanë ndryshuar. Tani përveç rezultateve negative të tamponit, të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë, do të duhet të kryejnë testin e shpejtë.
(f.m/dosja.al)