Aktualitet

Grabiti banesën në Dibër, arrestohet 56-vjeçari në Bathore, në banesë iu gjet kallashnikov, municion luftarak dhe kanabis

FOTO
56-vjeçari u vu në pranga në kuadër të operacionit "Lura". Fillimisht Policia e Dibrës 'zbarkoi' në banesën e tij e tij në Lurë, Dibër, ku kontrolloi, gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov, municion luftarak dhe sendet që grabiti në banesën e personit me iniciale R.V..
Featured image of article: Grabiti banesën në Dibër, arrestohet 56-vjeçari në Bathore, në banesë iu gjet kallashnikov, municion luftarak dhe kanabis Foto nga sendet që u gjetën në banesën e të arrestuarit

DIBËR– Një 56-vjeçar me incialet M.V., është vënë në pranga në zonën e Bathores, për llogari të polcisë së Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i arrestuari akuzohet se ka grabitur banesën e personit me inicialet R.C., në Dibër.

56-vjeçari u vu në pranga në kuadër të operacionit “Lura”. Fillimisht Policia e Dibrës ‘zbarkoi’ në banesën e tij e tij në Lurë, Dibër, ku kontrolloi, gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov, municion luftarak dhe sendet që grabiti në banesën e personit me iniciale R.V..

Më pas, pas informacioneve të marra, efektivët në Bathorë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e të shpallurit në kërkim. 

Foto nga sendet që u gjetën në banesën e të arrestuarit

Njoftimi i policisë Dibër 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dibër, Finalizohet operacioni policor i koduar “Lura”. Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me DVP Tiranë. Vodhi me thyerje në banesën e një shtetasi, identifikohet dhe kapet autori. Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, në Lurë, Policia e Dibrës gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dylbi nate dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Operacioni për kapjen e autorit u finalizua në Bathore, Kamzë, Tiranë, nga ana e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të dhëna nga DVP Dibër.

Shërbimet e Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Lurë e Vjetër, një shtetas kishte vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit R. C., organizuan punën dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje. Në vijim të veprimeve, Policia e Dibrës ushtroi kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.

Gjatë kontrollit të zonës për lokalizmin dhe kapjen e autorit, Policia e Dibrës siguroi informacion mbi vendndodhjen e tij dhe falë shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi për llogari të DVP Dibër, e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment