Aktualitet

Maskat i vjedhin kasafortën biznesmenit në Pogradec, marrin bizhuteri, lekë dhe armë (EMRI)

Banesa e biznesmenit Valter Gora është grabitur nga persona të paidentifikuar. Grabitësit kanë marrë i kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje.
Featured image of article: Maskat i vjedhin kasafortën biznesmenit në Pogradec, marrin bizhuteri, lekë dhe armë (EMRI) Foto ilustruese

Pogradec- Banesa e biznesmenit Valter Gora në Buçimas të Pogradecit është grabitur. Mësohet se Gora është pronari i një karburanti dhe disa persona me maska i janë futur në banesën e tij duke i marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment