Aktualitet

Goditi portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari, me vete mbante pistoletë me gaz, ishte në gjendje të rënduar… (NJOFTIMI)

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Featured image of article: Goditi portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari, me vete mbante pistoletë me gaz, ishte në gjendje të rënduar… (NJOFTIMI) Pamje nga vendngjarja
Përditësuar:

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Elbasanit, ku njër 34-vjeçar ka goditur portën e Drejtorisë Vendore të Policis Elbasan. B.L, 34 vjeç me një makinë “Toyota” ka dalë nga makina, me një pistoletë gazi në dorë, ka bërë lëvizje të pakontrolluara. Policia njofton se ai është neutralizuar dhe se gjendja e tij psikologjike ka qenë e rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment