AktualitetSport

Goditi dy policët e Shqiponjave, lirohet nga qelia Alban Vogli, presidenti i Klubit Kastrioti!

Presidenti i Kastriotit dhe drejtuesi tjetër i saj, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, hynë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.
Featured image of article: Goditi dy policët e Shqiponjave, lirohet nga qelia Alban Vogli, presidenti i Klubit Kastrioti! Alban Vogli, presidenti i Kastriotit

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar sot nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Voglin, administrator i klubit. Për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”. Ata u arrestuan ditën e diel pas një përplasjeje fizike që patën me dy punonjës të njësisë Shqiponjat.

Presidenti i Kastriotit dhe drejtuesi tjetër i saj, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, hynë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkak u bë goli i Hoxhallarit, teksa gjatë aksionit një lojtar i krutanëve ishte i shtrirë në tokë. Ky episod bëri që të regjistroheshin përplasje, me drejtuesit e Kastriotit që hynë në terrenin e lojës, ndërsa loja u ndërpre edhe për disa minuta pasi ekipi mik braktisi fushën. Tensioni vijoi edhe në tunelin që dërgon ekipet drejt dhomave të zhveshjes.

(F.g/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment