Aktualitet

Gjyqtarët kundër Cakajt, padisin qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike: Të na rikthehen

Gjyqtarët paditin qeverinë pasi kërkojnë rikthimin e pasaportave diplomatike, të hequra pak muaj më parë nga Gent Cakaj.
Featured image of article: Gjyqtarët kundër Cakajt, padisin qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike: Të na rikthehen Gent Cakaj
Përditësuar:

Tiranë- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike dhe kërkojnë rikthimin e tyre. Padia është dorëzuar sot në Gjykatën Administrative pas vendimit të dhënë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

“Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi. Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës: “Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë mgeitur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka syniar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në padi.

Pak muaj më parë ministri Gent Cakaj bllokoi 350 pasaporta diplomatike dhe deklaroi se ato do të jenë të pavlefshme derisa të hartohet ligji ri.  Cakaj sqaroi se do të bëhet një ligj i ri dhe do të përzgjidhen sërish personat që do të përfitojnë këtë pasaportë dhe kjo nismë po merret pasi duhet t’i kthehet identiteti asaj.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment