Aktualitet

Rihapet dosja “Hajdari”, gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë, avokati: Berisha do thirret si dëshmitar

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rihap dosjen Hajdari për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Gjykata pranoi kërkesën e të akuzuarit për këtë vrasje, Izet Haxhia me arsyetimin se ky i fundit nuk pati mundësinë që të mbrohej dhe çështja kalon për rigjykim në shkallën e parë me një trupë tjetër gjykuese. Avokati Bashkim Nikolla tha ish-kryeministri Berisha do thirret si dëshmitar.
Featured image of article: Rihapet dosja “Hajdari”, gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë, avokati: Berisha do thirret si dëshmitar Izet Haxhia, ish-truprojë e Sali Berishës gjatë seancave në gjykatë
Përditësuar:

TIRANE- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e shqyrtimit të çështjes “Hajdari”.

Burime për Dosja.al sqarojnë se Gjykata e Apelit e ka marrë vendimin me arsyetimin se Izet Haxhisë i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur.

Gjykata vendosi që çështja të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë tjetër gjyqësore.

Avokati  i tij, Bashkim Nikolla tha ish-kryeministri Berisha do thirret si dëshmitar.

Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë proceduriale në vendin e duhur. Gjyakata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e çdo të gjykuari të jetë në seancë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë mmateriale, tabulante, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Dëshmitari i parë do të jetë ish-presidenti Sali Berisha.

Bashkim Nikolla, avokati i Izet Haxhisë

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas shumë vitesh arrati në Turqi, Haxhia u ekstradua në vitin 2018. Izet Haxhia ka mohuar autorësinë e krimit, gjithashtu edhe gjyqtarët që ishin në Apelin e Tiranës.

Çështja e Izet Haxhisë fillimisht iu caktua me short gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është gruaja e Azem Hajdarit, por këta gjyqtarë nuk u pranuan nga Haxhia.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ish-njeriun e tij të besuar se është ai vrasësi i Azem Hajdarit, sëbashku me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin. Ndërsa nga ana tjetër, Izet Haxhia kërkon të zbulohet personi që nxori Azem Hajdarin nga selia e PD mbrëmjen e 12 shtator, duke hedhur akuza të forta te ish-kryetari i PD, Sali Berisha.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment