Aktualitet

Gjykata Kushtetuese ‘shkarkon’ Besnik Muçin, i heq emrin nga lista e anëtarëve

Gjykata Kushtetuese ka bërë veprimin e parë për largimin e Muçit si anëtarë të saj. Vetë gjyqtari sot i kërkoi gjykatës që të vendoste për fatin e tij, nëse do ishte më anëtar apo jo.
Featured image of article: Gjykata Kushtetuese ‘shkarkon’ Besnik Muçin, i heq emrin nga lista e anëtarëve

TIRANË-  Një ditë pas shkarkimit të Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe pas kërkesës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ky institucion ka hequr emrin e tij nga lista e anëtarëve.

Gjykata Kushtetuese ka bërë veprimin e parë për largimin e Muçit si anëtarë të saj. Vetë gjyqtari sot i kërkoi gjykatës që të vendoste për fatin e tij, nëse do ishte më anëtar apo jo.

Pas kësaj kërkese Kushtetuesja në faqen e saj zyrtare, ka vetëm emrat e katër anëtarëve: Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari. 

Po sot Presidenti Meta priti në një takim anëtarin e Kushtetueses dhe i kërkoi atij tërheqjen nga qëndrimi i tij dhe t’i kërkonte gjykatës për ndërprerjen e mandatit.

Ditën e djeshme, KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6. Dje, Muçi tha se nuk njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Muçi argumentoi se Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin që Meta e dekretoi si pjesë e GJK. I pyetur nga gazetarët pse nuk foli më herët për këtë çështje, ai ia faturoi përgjegjësinë KLP-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment