LIVE UPDATES
Aktualitet

E BUJSHME! Lirohet BEHAR BAJRI, Gjykata e Shkodrës e nxjerr nga burgu… i akuzuar për vrasje, grupi i Dobraç del jashtë

29 Qershor 2020, 14:56 Nga DOSJA
E BUJSHME! Lirohet BEHAR BAJRI, Gjykata e Shkodrës e nxjerr nga

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu, anëtarin e fisit të njohur të Bajrajve. Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, ndërsa vetë ai nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore. “Togat e zeza” vendosën të ndryshojnë sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda.

Ndaj Bajrit ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti sipas prokurorëve është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie. 

Dosja e grupit Bajri ishte fillimisht për hetim në Prokurorinë e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK, por kjo e fundit shpalli moskompetencë duke e çuar çështjen në Shkodër.

Prokurorët e SPAK arritën në përfundimin se të akuzuarit duhet të hetohen më tej nga Prokuroria e Shkodrës për veprat respektive, pasi sipas tyre bashkëpunimi mes tyre ka qënë i thjeshtë. Gjykata e Shkodrës nuk e mikpriti këtë vendim dhe i ktheu dy herë aktet në Tiranë, deri në ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit vendosi që “ping-pongu” të merrte fund dhe dosja të hetohej në Shkodër.

Por vetëm para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi, ndërsa e vetmja vepër penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit të pasurisë për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit.

Kështu ranë të gjitha akuzat që ishin ngritur ndaj tyre nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila i akuzonte për: gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore, krime që sipas saj u kryen në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. 

Më 20 maj 2020, Gjykata e Shkodrës liroi nga qelia Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin dhe zgjati me 1 muaj afatet për Behar Bajrin (tashmë i liruar) dhe vëllezërit Ilir dhe Safet Bajri [Rustemi]. 

POR KUSH ËSHTË BEHAR BAJRI?

Bajri u arrestua në Holandë më 22 shtator 2018, në operacionin “Oaz” dhe konsiderohet si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri.  Behar Bajri akuzohet se ka vrarë gruan e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Më pas, pak kohë pas arrestimit të tij, Bajrit i doli sërish në media si i përfshirë në emërime në shtet. Ai kishte ndikuar për punësimin e dy të dashurave të tij në shtet, njëra prej të cilave as që e frekuentonte postin e punës në spitalin e Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar bajri gjykata e shkodres lirohet behar bajri behar bajri gjykata e shkodres lirohet behar bajri

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Qershor 2020, 14:12

TIRANË- Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha i ka dërguar sot një letër te hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në letrën e tij, djali i çiftit Hoxha kun...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja