Politike

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Papandile për KED

Ai u skualifikua nga gara për gjyqtar nga KED nën argumentin se nuk plotësonte komponentin e integritetit.
Featured image of article: Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Papandile për KED Takime në KED

TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur rrëzimin e padisë së kandidatit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile.

Ai u skualifikua nga gara për gjyqtar nga KED nën argumentin se nuk plotësonte komponentin e integritetit. KED e përjashtoi atë dy herë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, juristi e çoi përjashtimin e tij nga gara në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila shfuqizoi vendimin e KED-së për skualifikimin, duke e rikthyer në garë. Por, më 23 nëntor, KED e përjashtoi sërish nga konkurrimi, duke theksuar se kandidati kishte mangësi ligjore për të garuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Papandile e çoi sërish vendimin në Gjykatë, por sot Apeli Administrativ e rrëzoi padinë e tij. Eugen Papandiles ka mbajtur më herët në Gjykatën Kushtetuese postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa kërkonte që të ishte anëtar-gjyqtar.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment