
TIRANË– Komisioni i Disiplinës ka marrë masa ndaj ekipit Partizani, Bylisi dhe ka rrëzuar kërkesë ne ekipit Tirana (për femra) për lojtaren Anisa Kotarja.
Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e FSHF-së, bëhet me dije se ekipi i Partizënit është dënuar me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë të reja, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndërsa Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, ndërsa FK Bylis për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive është dënuar me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë të reja.
Njoftimi i plotë
- Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
(f.m/dosja.al)