LIVE UPDATES
Politike

44 mln $ dëmshpërblim për “AKTOR”, Ministria e Insfrastrukturës: Fajin e ka PD dhe ish-ministrat e LSI-së, qeveria Rama

7 Shtator 2020, 09:33 Nga DOSJA
44 mln $ dëmshpërblim për “AKTOR”, Ministria e

TIRANË Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka reaguar 2 ditë pasi Dosja.al zbuloi ekskluzivisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit që detyron shtetin shqiptar të paguajë 44 milionë dollarë dëmshpërblim për kompaninë greke “Aktor”, për punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Në një deklaratë për mediat, MIE thotë se kontrata me kompaninë greke, “Aktor” është lidhur në vitin 2012 nga qeveria e Sali Berishës, dhe se duhet të hyjë në histori si shembulli, sesi nuk duhen bërë kontratat. Më tej, MIE, akuzon se janë ish-ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe zyrtarët e ARRSH-së, që nuk kryen detyrën, por kanë ndryshuar kontratën sipas oreksit.

MIE, sqaron se ashtu siç raportoi Dosja.al në artikullin e botuar, kompania greke “Aktor” ka paditur shtetin shqiptar në arbitrazh, për kostot shtesë në segmentin nr 3., të austradës Tiranë-Durrës, pasi pretendoi se ARRSH-ja kishte shkaktuar dëme. MIE, e mbyll reagimin duke thënë se  “Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as reshtur së denoncuari këtë aferë”.

REAGIMI I PLOTË: 

Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre. Duke ndjerë detyrim për të sqaruar publikun dhe keqardhje për shfaqjen politike të radhës, po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.

Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike. Stafetën më pas e morën ministrat e transportit dhe drejtorët e emëruar nga LSI, për t’a bërë përfundimisht këtë kontratë një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar. Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë – Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara.

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në:

Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;

Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.

Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI.

Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht. Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit. Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje. Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as reshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan ministria e infrastruktures dhe energjise arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan ministria e infrastruktures dhe energjise

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni