Aktualitet

Gjendet i dekompozuar trupi i 74-vjeçarit në Berat, i moshuari vrej vitesh jetonte i vetëm

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima është Përparim Sulka, i cili jetonte i vetëm prej 5 vitesh brenda ku i gjet sot i vdekur.
Featured image of article: Gjendet i dekompozuar trupi i 74-vjeçarit në Berat, i moshuari vrej vitesh jetonte i vetëm Pamje nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një 74-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij. Sipas informacioneve trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çlirim, aty ku i moshuari jetonte prej vitesh.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima është Përparim Sulka, i cili jetonte i vetëm prej 5 vitesh brenda ku i gjet sot i vdekur.

Ditët e fundit ai nuk ishte parë nga banorët në lagje që të dilte nga banesa dhe mësohet se vdekja nuk ka ndodhur sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trupi i tij është gjetur i dekompozuar dhe ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar vdekjen. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë trupi është dërguar në burg dhe po bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment