Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë

Kufoma është gjetur në rrugën e “Kavajës”, në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por që tashmë  është jashtë funksionit. 
Featured image of article: Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë
Përditësuar:

TIRANË– Është gjetur një trup i pajetë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe i përket një personi me inicialet R.Z., 39 vjeç, i gjinisë mashkull.

Kufoma është gjetur në rrugën e “Kavajës”, në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por që tashmë  është jashtë funksionit. 

Paraprakisht mësohet se në trupin e dekompozuar nuk janë gjetur shenja dhune kështu që dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Gjithsesi hetimet për rastin vazhdojnë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment