Aktualitet

Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, krijohet perimetri i sigurisë (Foto)

Predha, është pikasur nga banorët e zonës së këtij fshati, të cilët sapo e kanë pikasur kanë lajmëruar policinë.
Featured image of article: Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, krijohet perimetri i sigurisë (Foto) Foto Ilustruese

VLORË– Është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bunavi të Vlorës.

Predha, është pikasur nga banorët e zonës së këtij fshati, të cilët sapo e kanë pikasur kanë lajmëruar policinë.

Predha e gjetur, foto e publikuar nga Report Tv

Efektivët kanë krijuar perimetrin e sigurisë, dhe janë pritur ekspertët nga Tirana, për të bërë të mundur transportimin e predhës nga vendi ku u gjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Predha të tilla, janë gjetur edhe më herët në zonën e Vlorës, ku janë raportuar, si në rastin e lagjes “Kushtrimi”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment